Aktuale

Lajmi i shumëpritur për Albanin nga Baksi sapo erdhi

Alban Beqiri, nga fshati Baks i Skenderajt vuante nga leukemia akute, sëmundje kjo e cila është trajtuar në Turqi, kurse Albanit mjekimi i ka kushtuar 200 mijë euro.

Pas disa javësh trajtim në Turqi, Albani së bashku me vëllaun Elbasanin, i cili i ka dhuruar mëlqin, sot do të kthehen në Kosovë, shkruan Drenicapress.

Këtë e ka bërë të ditur, vëllau i Albani, Elbasani, i cili ka falenderuar të gjithë për kontributin e dhënë për shërimin e vëllaut të tij.

“Sot po kthehemi së bashku me Albanin në Kosovë. Falenderimi i takon Allahut për shërimin e Albanit.”
“Faleminderit juve të dashur njerëz vullnetëmirë,SHHKD-kryetarit Kadri Dogani, Kenan R Berisha dhe gjithë stafit te shoqates,Komunës se Skenderajt,shok e miqasi dhe mbi të gjitha FALEMINDERIT JUVE TË DASHUR DONATOR të cilet me parat e juaja na mundesuat mjekimin e Albanit.

Faleminderit të gjithëve juve qe kontribuat në mënyra të ndryshme me aq sa kishit mundësi.
Gjithmonë do të mbeteni në zemrat tona!

Përher mirënjohes:
FAMILJA BEQIRI