Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, hyri sot në Kosovë pas, ndonëse nuk kishte leje nga autoritetet e Kosovës për një vizitë të këtillë.
Mirëpo, me të hyrë në Kosovë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kishin mësyrë veriun që nga mëngjesi për të penguar hyrjen e zyrtarëve serbë pa leje në Kosovë, u angazhuan që të arrestojnë Gjuriqin.
Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare, duke u nisur nga Reuters, AP, Washington Post, Euronews, e të tjera.
Reuters raporton se si Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në Mitrovicë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur jashtë ndërtesës ku po mbahej takimi i Gjuriqit.
Më pas, Gjuriq u arrestua nga Policia për shkak se atij i ishte ndaluar hyrja në vend për shkak të komenteve nacionaliste të tij të cilat Kosova i ka konsideruar nxitëse.
Gjuriq më pas u soll në Prishtinë në një kamion policor, dhe, i brohoritur nga qytetarët e mbledhur, eci me duar të lidhura në stacionin kryesor të Policisë, ka raportuar Reutersit.
Por, pas pak kohësh, Gjuriqi u dërgua në një pikëkalim kufitar dhe u lirua të kalojë në Serbi.