Një 77-vjeçar ka mbetur pa shenja jete pasi ka rënë nga katet e larta të një ndërtese në Skenderaj.
KALLXO.com merr vesh se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar këtë rast tragjik.
Ai tha se njësitë relevante po merren me rastin.
“Dyshimet e para janë se viktima B.Th., 77-vjeçar, ka kërcyer nga kati i shtatë i ndërtesës”, tha Zahiti për KALLXO.com.
Sipas zëdhënësit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Rasti, sipas tij, po hetohet si vetëvrasje.