Aktuale

Lajmi i fundit: Gjykata Supreme merr vendim ndaj votave të diasporës

Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes duke vendosur që 1806 fletëvotimet e diasporës të numërohen.

Këtë e ka konfirmuar për FaktePlus, Adnan Rrustemi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

“Gjykata Supreme ka vendosur për t’i numëruar ato vota nga mërgata”, deklaroi ai.

Kujtojmë që ditë më parë PZAP-ja refuzoi numërimin e këtyre fletëvotimeve./FaktePlus