Dy persona nga Gjilani kanë vdekur pas infektimit me COVID 19 ka konfirmuar për Gazetën Express nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismaili.
Viktimat që vijnë nga kjo komunë janë një mashkull i lindur në vitin 1940 dhe një grua e lindur në vitin 1938.
Deri më tani në Kosovë me dy rastet e fundit të vdekjeve numri i personave që kanë humbur luftën me COVID 19 ka arritur në 655.
Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.