Futbolli kosovar është në ditë zie pasi trajneri i njohur Emin Simnica ka ndërruar jetë.
Gazeta Olle raporton se Simnica ka pësuar infarkt derisa po zhvillohej ndeshja e juniorëve ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Llapit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri thuhet se ka ndjerë dhimbje fillimisht në zhveshtore.
Pavarësisht ndihmës së parë që mori, ish trajneri i Besianës dhe Hysit nuk arriti të mbijetojë./arbresh.info