Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sinidoll të Prishtinës një person ka hasur në mjet të dyshuar të pashpërthyer.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer . Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes , ndërsa njësiti për deminim i EOD-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/