Mbrëmë u raportua se ka pësuar aksident dhe është lënduar ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, raporton Gazeta Blic.
Sfarqa përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rahovicë teksa po ktheheshin nga qëndrimi si mysafirë së bashku me ish-drejtorin e Bujqësisë Ismet Vranovcin.
Postimi i plotë i Sfarqës:
‘Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi”.