Aktuale

Lajmërohet edhe Flamur Sefaj, ja çka thotë për dorëheqjen e tij nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme!

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se edhe pse nuk ka qenë dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit, ai ka ofruar dorëheqje të parevokueshme, raporton Gazeta Blic.

Sefaj ka thënë se për të ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeu vendit për 7 muaj rresht.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sefajt:

Të dashur qytetarë,Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme.

Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Përzemërsisht,
Flamuri