Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje që njihet për qasjet ekstremiste, Boiken Abazi, nuk e ka lënë anash edhe një herë gjuhën e ashpër, duke folur për tradhëti kushdo që e voton Demarkacionin.
Ai ka bërë të ditur se sot mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe ka publikuar emrat e anëtarëve të këtij komisioni, duke thënë se kushdo që merr pjesë në këtë mbledhje është tradhëtar.
‘Sot do të merret vesh shumë shpejtë kush është e kush nuk është bashkëpunëtor në tradhëtinë e Thaçit ndaj Kosovës, në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi’, ka thënë Abazi.
Ai ka përmendur edhe tre deputetë të grupit parlamentar të partisë së tij, Aida Dërgutin, Visar Ymerin dhe Dukagjin Goranin.
Abazi konsideron se qëndrimi në mbledhje për ta bërë kuorumin për t’u proceduar më pas marrëveshja për në seancë, ‘është bashkëpunëtor në tradhëtinë e Thaçit’.
Ndryshe, marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit është proceduar në Kuvend dje nga Qeveria. Sot ajo shqyrtohet në Komision e më pas Kryesia mblidhet për të vendosur datën e mbajtjes së seancës ku pritet të votohet, e që mësohet të jetë dita e enjte./gazetametro.net