Kuriozitete

Lajme të këqija për konsumatorët e çokollatës

Tregu do të përballet me mungesën e saj.

Tregu i çokollatës mund të përballet me një mungesë në horizont, kështu thonë dy nga prodhuesit më të mëdhenj të saj, Mars Inc dhe Barry Callebaut, sipas Washington Post.

Ndërsa studimet herë flasin për avantazhet e konsumimit të saj e herë për disavantazhet, ne vazhdojmë të konsumojmë shumë më tepër çokollatë sesa fermerët prodhojnë kakao. Kjo krijon një deficit të saj i cili është më i madhi në 50 vitet e fundit.

Njëri prej shkaqeve është zvogëlimi i furnizimit. Moti i thatë në Afrikë, nga e cila vjen 70% e prodhimit botëror të kakaos, së bashku me një sëmundje fungale (kërpudhore) ka bërë që bujqësia e kakaos të jetë goxha e vështirë. Shumë fermerë po e braktisin atë dhe prodhimi ka rënë 30-40%.

Situata që nga vitit 2012 mund të jetë më keq, ne jemi rrugës për një defiçit prej 1 milion tonësh ndërkohë (vitin e kaluar kemi qenë 70.000). Por ka shpresë në shkencë. Një grup në Afrikën Qendrore është duke kërkuar për një pemë që mund të prodhojë maksimumi shtatë herë më shumë bishtaja kakaoje, por aroma mund të jetë më e butë. Ajo ndoshta mund të na shpëtojë nga defiçiti.