Shëndetësi

Lajm i rëndësishëm për diabetikët

Rezultatet e studimit të fundit tregojnë se buka është ushqim të cilin duhet ruajtur për në fund të vaktit, në mënyrë që sheqeri të mbahet nën kontroll, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët kanë treguar se lënia e bukës, patateve dhe pastave për në fund të vaktit, ndihmon që sheqeri të mbahet nën kontroll pas ushqimit.

Diabeti i tipit 2 nuk është aspak gjendje naive, duke pasur parasysh se mund të sjellë probleme të zemrës, verbërim, sëmundje të veshkave dhe amputim të këmbëve.

Kontrolli i sheqerit në gjak është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun nga komplikimet.