Ekonomi

Lajm i mrekullueshëm për qytetarët nga ATK-ja, bëhet fjalë për kuponët fiskal

Te ata qytetarë që po vazhdojnë të mbledhin kuponët fiskal për t’iu rimbursuar mjetet nga Administrata Tatimore e Kosovës nëpër llogaritë e tyre bankare tanimë u janë vënë dyshime se kjo formë pritet që të ndryshojë nga radhët e ATK-së, por përderisa nuk ka diçka konkrete kjo formë pretendohet të vazhdoj ashtu siç ka qenë deri më tani.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se forma e rimbursimit për kuponët fiskal do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtyre muajve në vazhdim.

“Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal do të vazhdoj e njëjta, deri sa ATK të definoj formën e re të kësaj kampanje”, ka thënë zyrtarja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa.

Po ashtu ATK-ja ka sqaruar se në mënyrë që qytetaret mos të kenë mëdyshje rreth gjithë procesit të kampanjës për grumbullimin e kuponëve fiskal, ne i sigurojmë se do të njoftohen me kohë rreth çdo ndryshimi që do të bëhet.