Aktuale

Lajm i keq për Greqinë, BE nuk nënshkruan ndihmën financiare

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk do të nënshkruajnë rishikimin e ndihmës financiare për Greqinë, gjatë takimit të ditës së enjte.

Megjithatë, komisioneri i Bashkimit Evropian për çështje ekonomike, Pierre Moscovici, ka thënë se shpreson që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të shohim se si do të lëvizim drejt një përfundimi të shpejtë… por kjo gjë natyrisht nuk mund të arrihet deri ditën e enjte”, ka thënë Moscovici.

“Ne shpresojmë që një gjë e tillë të arrihet shumë shpejt”, ka përfunduar ai. /Express/