Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet që nënshkruajë urdhra ekzekutivë duke filluar nga sot, që kanë për qëllim sigurimin e kufijve amerikanë, ndjekjen e personave që jetojnë ilegalisht në SHBA dhe t’ua ndalojë përkohësisht hyrën në SHBA shumicës së refugjatëve.
Lajmi është bërë i ditur nga dy kongresmenë, transmeton Express.
Mes tjerash, Trump planifikon që t’i punësojë edhe 5.000 agjentë kufitarë, si dhe t’i bëjë thirrje sundimit të ligjit që të punojë me autoritetet federale të emigracionit, sipas kongresmenëve, të cilët kanë folur në mënyrë anonime meqë Trump ende s’i ka bërë publike veprimet.
Po ashtu, Trump pritet që ta ulë përgjysmë numrin e refugjatëve që SHBA-ja do t’i pranojë në vitin 2017./Express/