Ndonëse janë shënuar dhjetra raste pozitive me koronavirus në Kosovë, nuk kanë munguar edhe lajmet e mira.
Nga Instituti Kombëtar kanë treguar se vetëm sot janë shëruar 9 persona kështu duke e quar në numrin 93 të të shëruarve, shkruan FaktePlus.
“Sot më 18 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej nëntëdhjetë e tre (93)”, bëhet e ditur në njoftim./FaktePlus.