Testet klinike të fazës së vonë të REGN-COV2, trajtim i antitrupave për Covid-19, i mundësuar nga firma Regeneron veçse kanë filluar.
Testet e fazës së tretë do të vlerësojnë aftësinë e ilaçit për të parandaluar infeksionin midis njerëzve të pa infektuar që kanë pasur kontakte të ngushta me një person me Covid-19, sikurse është qëndrimi në një shtëpi me të, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Testimi do nisë në rreth 100 vende dhe pritet të përfshijë 2,000 pacientë amerikanë, bënë me dije i njëjti burim.
Testimet po zhvillohen bashkërisht me Infektive, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA-ve.
“Jemi duke bërë prova të njëkohshme adaptive, në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ofruar një zgjidhje për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19”, potencoi Dr. George D. Yancopoulous, bashkëthemelues, president dhe njëherësh zyrtar kryesor shkencor i Renegeron.