Njohës i kufirit nga Rugova dhe zyrtar në AAK, Ali Lajçi ka thënë se kufijtë në Kosovë nuk janë partiakë janë kombëtare e shtetërorë.
“Janë marrë pronat shtetërore dhe ne nuk kemi dokumentacion se ajo pronë është private. Është marrë nga Kulla deri te Ura e Zhlebit mbi 5 kilometra. Janë marrë pronat private që janë nacionalizuar nga pronë që nuk janë pajtuar me pushtetin jugosllav. Janë marrë prona të Ker Sadrisë e të Zhuk Haxhisë në Gllogji e Shipovicë”, ka thënë Ali Lajçi.
Janë marrë prona privat edhe në Smilovicë dhe tutje deri në Rozhajë, tha ai.
Kjo marrëveshje nuk bën të ratifikohet pasi me të cenohet integriteti territorial i Kosovës.
Lajçi gjatë gjithë kohë tregonte një hartë me të cilën thoshte se Komisioni e ka ulur e kufirin shumë nën Çakorr.