Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbajtur konferencë për medie pas takimeve me liderët politik në vend, raporton Ekonomia Online.
Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak deklaroi se ka marrë mbështetje nga krerët institucional të Kosovës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë.
Lajçak theksoi se Kosova është pjesë e BE-së, dhe dialogu është rruga për integrim.
“27 vendet anëtare dërguan një sinjal të fuqishëm në angazhim më Kosovën dhe rajonin. Sa herë që bëjë diçka përpiqem ta bëjë 100%. Jam i gatshëm të veproj pa vonesa dhe t’ia mundësoj palëve të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirës e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura si për rajonin dhe vendet anëtare të BË-së”.
“Kam pasur takim me përfaqësuesit institucional të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog duke vendosur edhe integrimin evropian mbi politikën. Biseduam për shpejtimin e dialogut, jam i lumtur që dialogu i lehtësuar është prioritet për Qeverinë”.
Diplomati sllovak ka njoftuar së javën e ardhshme do ta vizitojë Serbinë për të biseduar për dialogun, raporton EO.
“Pres që dialogu të rifilloj së shpejti. Do të vizitoj Beogradin javën e ardhshme dhe bashkërisht mund ta shpallim takimin në Bruksel. Lehtësimi i dialogut nga BE- ja ka sjell lehtësime për qytetarët e Kosovës”.
“Kosova është pjesë e Evropës, problemet e juaja janë tonat, rruga drejt BE-së shkon drejt këtij dialogut”.