Aktuale

Lajçak: Me Thaçin u pajtuam që duhet marrëveshje gjithpërfshirëse

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar për takimin që ka pasur sot paradite me Presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka thënë se me Thaçin ka pasur një bashkëbisedim shumë të mirë rreth dialogut.

“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirëkuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

the authorGazetaKNN