Sllovakia mbështet me konsekuencë politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian. Kështu shkruan ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, vendi i të cilit kryeson Këshillin e BE’së për gjashtë muaj.
Ai ka thënë se brenda kësaj periudhe pret përparim konkret në procesin e aderimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor e të Turqisë, transmeton Koha.net.
Lajçak në një tekst të botuar në portalin European Western Balkans shton se ky zgjerim do të varet në radhë të parë nga përpjekjet e vetë vendeve aspiruese, përkatësisht vendeve kandidate për pranim në BE.
“Dëshirojmë t’u dërgojmë mesazh partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor se rruga për në BE kalon përmes përmbushjes së kritereve dhe kryerjes së detyrave shtëpiake”, ka shkruar ndër të tjera Lajçak.