Aktuale

Lagjja Kodra e Trimave pa rrymë, KEDS njofton për prishje

KEDS njofton se rreth 500 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike në lagjen Kodra e Trimave.
Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se ekipet e saj janë duke punuar në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës për rregullimin e prishjes së kabllit 10kv.

Si pasojë e kësaj prishjeje, sipas KEDS-it, rreth 500 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ekipet sic shihet ne foto jane duke u munduar qe ta rregullojne prishjen sa me shpejt”, njofton KEDS-i. /Lajmi.net/