Aktuale

Lagjja ‘Kalabria’ në Prishtinë e rrezikuar nga qentë endacakë (Video)

Përsëri qentë endacakë bëhen problem për shumë lagje të kryeqytetit e ndër to e rrezikuar është edhe lagja Kalabria.

Sipas një video të dërguar nga një lexues i portalit Lajmi.net, shihen qentë e egërsuar teksa vrapojnë rrugëve dhe afër ndërtesave.

Qentë endacakë ende po paraqesin problem për qytetarët e Prishtinës, bile bile shumë herë ka pasur edhe raste nga kafshimi i tyre.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës deri më tani nuk ka ndërmarr ndonjë veprim ne lidhje me këtë dukuri. /Lajmi.net/