Lagjet e Prishtinës po vazhdojnë të kenë telashe me ujë të pijshëm. Probleme me ujë të pijes gjatë ditës sotme do të kenë banorët që jetojnë në lagjen “Dardania”.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. ka njoftuar se ndërprerja e ujit për këtë pjesë të qytetit është bërë përshkak që të pëlcitjes së një gypi që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i plotë:
Një pjesë e lagjes,, Dardania,, në Prishtinë pa furnizim me ujë të pijshëm, shkak pëlcitja e tubit me diametër DN 80 milimetra,
Prishtinë, 13 maj – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. ( KRUP ) njofton konsumatorët e lagjes ,, Dardania,, në Prishtinë se, që nga ora 08.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitë gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën ,,Robert Dol,, në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14.00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes “Dardania” në Prishtinë.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e defektit!