Lady Gaga ka zbuluar emrin e albumit të ri si dhe datën e publikimit të tij.
Pop-ylli, Lady Gaga, ditë më parë publikoi projektin muzikor me titull “Stupid Love”, shkruan lajmi.net.
Tani, ajo bëri të ditur se po vjen albumi i gjashtë me radhë, të cilin e titulloi “Chromatica”, ndërsa do të pbulikohet më 10 prill.
Kënga “Stupid Love” është vetëm projekti i parë i këtij albumi, i cili gjithsej do t’i ketë 16 projekte.
Albumi i ri i këngëtares pritet të rezultojë i suksesshëm, ashtu sikurse edhe albumet që solli para tij.