Deputeti më i ri i Kuvendit, këngëtari Labinot Tahiri me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur familjen e tij dhe qytetarët për besimin që ia kanë dhënë.
Tahiri në status të tij ka thënë se nuk do të jetë bllokues i institucioneve të vendit.
Statusi i Labinot Tahirit në Facebook:
E dashura familja ime dhe ju qytetarë të dashur..! Ju jam mirnjohës, për besimin që më keeni dhënë dhe më keni ulur në ulëset e këtij Parlamenti, që dikurë prindët tanë u larguan me dhunë! Sot, këmba ime shkel këtu! Nuk e di se sa do jem këtu, por se gjithnjë do veproj në interesa shtetrore dhe kombëtare. Nuk do jem bllokues i institucioneve tona. Zoti na bekoftë. Labinot Islam Tahiri. Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.