Aktuale

Labinot Tahiri me fjalë të mëdha për Kurtin e Pacollin

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka thënë se shumë politikanë flasin serbisht me Listën Serbe dhe deputetët ua kanë votuar amandamentet e tyre dhe pse sot të mos votohet Kurti që sakrifikoi veten për 25 vjet me radhë për qytetarët dhe shqiptarët e vendit tonë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se për këtë duhet marrë shembull nga Behgjet Pacolli, i cili tha se do ta votojë Kurtin për kryeministër
Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shembulli i Z Pacollit për qeverinë Kurti!
Sot, shumica e politikanëve flasin dobardan e dobroveqe me Listën Serbe apo dhe serbët, normal se nuk është luftë dhe shumë nga deputetët sa ishim koalicion ua votonin amandamentet e tyre.

Pse sot mos ta votoni një njeri që sakrifikoj vetën për 25 vjet me radhë për qytetarët dhe shqiptarët e vendit tonë e që është Shqiptarë me emrin Albin Kurti.
Lereni të punojë e të ecën vendi përpara!

Merreni shembullin shembullor të Presidentit të AKR-së z.Behgjet Pacolli, i cili nuk di të bëj bllokada, por ishte dhe është shpëtimtarë i shumë qeverive.

Ju lumtë mistër( zotni) Pacolli për vendimin e marrë.
Po, pra votoje për Kryeministër z.Kurtin, sepse ia ka anën të i jap më shumë shpresë Rinisë së Kosovës, fundja krejt patriota ishim kanë, por nevoja për vota po të hiqte lëkurën që kemi e të dukemi kinse s’jemi patriotë, ama në politikë duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin.

Krenar me ty, edhe pse s’jemi në një parti më!

Me respekt, ish numri 10-të i AKR-së

Labi.

the authorGazetaKNN