Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili deri tani ka qenë deputet pa grup parlamentar, i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.
“Po, deputeti Labinot Tahiri do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Isufi për FaktePlus.
Pas bashkëngjitjes së Tahirit në grupin parlamentar të AAK-së, partia e Haradinajt do t’i ketë 13 deputetë. /FaktePlus