ShowBiz

Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 41-të, befasohet nga familjarët pas mesnate

Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 41.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 41-të, shkruan lajmi.net.

Familja e tij u përkujdes që ai të ketë një ditë sa më të bukur pasi në mesnatë atij i është bërë surprizë një tortë dhe shampanjë.

Labi nuk humbi kohë aspak dhe hyri në rrjete sociale për të falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen.

“Deri më tani 41 vite jetë! Nuk e di edhe sa vite të tjera do ti gëzojë?! Çka të ju them për vetën time? Më mirë dini të uroni ju pêr mua dhe familjen time, se sa vet unë..!Pa dyshim ditëlindjet e mia janë ato ditë gëzimi kur ne se bashku shpëtojmë jetët e njerëzve dhe kur ne i’u bëjmë zgjidhjet nga lotet duke i kthyer në jetë gëzimi. Faleminderit familjes, shoqërisë miqëve dhe qytetarëve që më mbajn me motiv të lartë për t’a quajtur vetën gjithmonë shërbëtor i së mirës. Labi juaj”, shkroi Labinot Tahiri në rrjete sociale.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarë dhe kolegë të tij./Lajmi.net/