ShowBiz

Labinot Gashi: Agnesa nuk e ka shitur çmimin “Miss Kosova”

Është folur gjatë mbi faktin se çmimi i “Miss Kosova” u shit në tavoline për miss-in nga Argjentina, Camilla Barraza.

 

Këtë diskutim kanë bërë edhe Aulona Musta së bashku me Fatma Haxhialiun në emisionin e kësaj të shtune të “Thumb” në Top Channel. Ato kanë marrë një prononcim nga gazetari Labinot Gashi i cili ka thënë për organizatoren Agnesa Vuthaj se nuk beson se ajo e ka shitur çmimin, por thjesht ka pëlqyer që të bëjë diçka ndryshe.

Kjo ka qenë një përgjigje diplomatike nga ana e gazetarit Labinot Gashi por duhet thënë se të njëjtin mendim kanë ndarë edhe personazhe të tjerë publikë në Kosovë.