I zgjedhur deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahirin duket se e ka lodhur puna e politikanit ende pa u ulur në karrigen e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka treguar se i ka vetëm dy-tri orë gjumë. E në këtë drejtim, Labi duket se prehjen e gjen vetëm tek kënga, shkruan Indeksonline.
Ai kishte zgjedhur një këngë të lehtë për ta qetësuar pak mendjen e tij në kohën kur Kosova pritet të ketë ndryshime politike.
Këngën Labi e këndon sa është në veturë. Ai sigurisht mund të jetë rrugës për ndonjë takim me kolegët tjerë politikanë.