Labinot Tahiri i cili në shumë raste ka arritur që ti gjendet pranë shumë familjeve në nevoje dhe shoqërisë shqiptarë në përgjithësi po vazhdon që humanitetin e tij ta tregojë përsëri.
Labi sot është treguar edhe më i lumtur se zakonisht pasi e bëri të mundur që shqiptarëve në Shkup t’i dhurojë përsëri shpresën dhe lumturinë për të pasur mundësinë e marrjes së ndihmave që janë mbledhur.
Përmes rrjetit social Labi ka treguar se ka arritur t’i mbledhë saktësisht 10 mijë euro për lagjet e shqiptarëve në Shkup të cilët janë të dëmtuar nga përmbytjet e fundit në këtë vend, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në mbledhjen e këtyre të hollave dhe të gjithë që respektojnë identitetin tonë të shqiptarëve.
Vlen të theksohet se Labi më parë ka ndihmuar me 10 mijë euro në Shkodër, në vitin 2009 si dhe në Tetovë me 13 mijë euro./Indeksonline/
Ky është postim i i plotë i Labit:
U them prindërve, vet më mësuat si duhet atdheu, si bëhet betimi për gjakun tonë. O vllezer e motra i’a dola bashk me ju edhe kësaj radhe i tubuam parate 10.000 euro për lagjet e shqiptarëve në Shkup.
Zoti i bekoftë shqiptarët edhe ato kombet të tjera tê cilêt rrespektojnë identitenin tonë prej SHQIPTARIT