ShowBiz

Labi në këtë mënyrë po e sfidon sëmundjen (Foto)

Këngëtari i njohur dhe tashmë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri sot nuk ka pasur një ditë aq të mirë.
Kjo për faktin pasi që Labi është duke u përballur me dhimbjet e tmerrshme që po ia shkaktojnë gurët në veshkë, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Labi përmes një fotografie që kishte postuar me mëngjes në profilin e tij në Instastory.

Ai kishte shkuar në Shkup për të realizuar xhirimet e klipit të baladës më të re, mirëpo që kjo ditë nuk është aspak e lehtë për të.

Pak orë më parë Labi ka postuar edhe një tjetër fotografi ku shihet gjatë realizimit të videoklipit.

“Tani në vendin ku po realizoj klipin e ri, me dhimbje të veshkëve. Por po shkon mirë se sepse kjo këngë është INFUZION I DASHNIS”, kishte lënë mbishkrim Labi. /Gazeta Express/