Aktuale

“La Repubblica”: ‘Në Shqipëri valviten flamuj të ISIS’, por ja si mendon Edi Rama

Gazeta italiane “La Republica” së fundmi ka bërë një reportazh ku jep alarmin për rrezikun e terrorizmit në Itali, por duke theksuar se ky rrezik vjen nga Shqipëria.

Sipas saj, në disa fshatra shqiptarë valëviten flamujt e ISIS dhe se qyteti më pranë rrezikut të terrorizmit në Itali është Pulia.

Por kryeministri Edi Rama në një replikë me komentuesit në facebook e quan artikullin e mediave italiane një gënjeshtër.

“Një gënjeshtër e madhe po çfarë të bësh, kështu po shkon kjo punë kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet, kush lexon dizinformohet!”, iu përgjigjet Rama komentuesve në Facebook.