Aktuale

I la dhitë të kullosin në park, ja gjoba që e mori

Fermeri Idriz Idrizi, nga fshati Brod i Shtërpcës, është detyruar ta nxjerrë në treg fermën e tij të dhive me gjithsej 250 krerë, ngase inspektorët e parkut nacional “Sharri” në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk po ia lejojnë kullosën brenda parkut nacional me arsyetimin se po dëmtohet bimësia.

Për këtë çështje Idrizi javën e kaluar është gjobitur në vlerë prej 300 eurosh nga Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Shtërpcë, shkruan sot “Koha Ditore”. Idrizi ka thënë se prej më shumë se një viti inspektorët e parkut nacional “Sharri” po i bëjnë presion të largojë fermën dhe stallën dhe të mos i dëmtojë pyjet.