ShowBiz

Kylie Jenner vazhdon të fsheh shtatzëninë

Është spekuluar vazhdimisht se motra e vogël e familjes Kardashian është shtatzënë.

20-vjeçarja, u shfaq në kampanjën e re përkrah motrës saj Kendall, për të reklamuar mbathjet e tyre të reja, shkruan arbresh.info.

Në fotot e publikuara shihet Kylie e veshur me fustan të zi në të cilën i vërehet edhe barku i saj i sheshtë.

Edhe pse nuk dihet se kur janë bërë këto foto, kjo ka ngjallur dyshime se a është shtatzën apo këto vazhdojnë të jenë vetem thashetheme.

Ndryshe, në shtator u raportua që Kylie ishte 5 muajsh shtatzënë dhe pret të lind një vajzë./Arbresh.info/