Kylie Jenner duket se është mjaft e lumtur pas lindjes së vajzës, transmeton Klan Kosova.
20 vjeçarja, ka postuar në rrjetin social Instagram, fotografinë ku shihet këmba e vajzës së saj, Stormi.
Javën e kaluar, ylli televiziv ka ulur vlerën e tregut të aplikacionit Snapchat për 1.3 miliard dollarë, pasi njoftoi se nuk po e përdorë me këtë aplikacion.
“A ka edhe dikush tjetër që nuk po e hap Snapchat? Apo jam vetëm unë… kjo është e trishtë” ka shkuar Kylie në Twitter.
Aksionet e Snapchat pësuan rënie për 8% pas postimit të Kylie, që lidhej me ri-dizajnimin e këtij aplikacioni.