ShowBiz

Kylie Jenner nuk e fsheh më vajzën

Kylie Jenner është ndër femrat më të komentuara në shoubizin ndërkombëtar.

Javë më parë ajo dha lajmin se është bërë nënë, duke sjellë në jetë një vjazë, shkruan lajmi.net.

Tashmë Stormi është bërë një muajshe dhe Kylie nuk ka mundur t’i rezistojë publikimit të imazhe të saj.

Në rrjete sociale, ajo ka postuar një video të vogëlushes duke i lënë mbishkrimin “Vajza ime e bukur”.

Me lindjen e vajzës, Kylie zbuloi edhe faktin që ajo nuk është ndarë nga parneri Travis Scott, i cili është edhe babai i vajzës. /Lajmi.net/