ShowBiz

Kylie Jenner ende hesht rreth shtatzënisë së saj

Kylie Jenner gjithmonë ka pasur dëshirë që të ketë një familje të madhe.

Starleta e Keeping Up With the Kardashians pret fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj, Travis Scott.

Kylie pritet të thyejë qetësinë rreth shtatzënisë së saj, por në shumë intervista të mëhershme ajo ka diskutuar për të ëmën, e cila ka dashur të ketë familje të madhe.

Edhe vetë Kylie thotë se dëshiron të ketë familje të madhe.

“Kur shikoj në të ardhmen dhe të vendosi për fëmijë, unë dua të kem miliona vajza”, ka thënë ajo para dy vjetësh.

Po ashtu, Kylie kishte premtuar se sapo të ketë fëmijë nuk do të jetë më pjesë e Instagramit.

“Me siguri se do të shuaj Instagramin tim… Nuk e di”, kishte thënë ajo, transmeton KosovaPress.