Aktuale

“Ky do të jetë kryeministri i radhës i Kosovës, pas Isa Mustafës”

Ndertesa e Qeverise, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në emisionin “Personale” në Radoi Televizionin Dukagjini ka theksuar se ish- lideri i lëvizjes do të jetë kandidati për kryeministër.

Ai ka shprehur bindjen e tij se VV do të jetë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme dhe se Albin Kurti do të jetë kryeministër i vendit, raporton Gazeta Blic.

Sejdiu konsideron se Albin Kurti është njeriu më i duhur për të udhëhequr me Kosovën.

Ndërkaq, i pyetur se kush është lideri real i Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka thënë se është Visar Ymeri e jo Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Sejdiu ndërkaq, ka theksuar se Hashim Thaçi është njeriu i cili më së shumti e ka dëmtuar Kosovën me vendimet që ka marrë.

Ndërkaq, nuk ka fjalë të mira as për Isa Mustafën. Sipas Sejdiu Mustafa është njeriu i cili e ka shkatërruar Prishtinën./ Gazeta Blic