Kuriozitete

Ky shtet i ndëshkon për korrupsion 1 milion zyrtarë

Kina i ka ndëshkuar më shumë se një milion zyrtarë për korrupsion, gjatë tri viteve të fundit, njofton qeveria.

Edhe 409 persona të tjerë, që thuhet se ishin të arratisur, janë arrestuar jashtë shtetit këtë vit, transmeton Express.

Këto statistika janë publikuar gjersa zyrtarët kryesorë të Partisë Komuniste Kineze fillojnë një takim me dyer të mbyllura në Pekin.

Presidenti Xi Jinping e ka udhëhequr një fushatë të gjerë kundër korrupsionit në vend.

Por, disa monitorues thonë se kjo fushatë po ashtu është përdorur nga Xi për t’i spastruar rivalët politikë, gjë të cilën ai e mohon./Express/