Shëndetësi

Ky serum i jep fytyrës suaj shkëlqimin e duhur

Serumet natyrale të përgatitura lehtësisht në shtëpitë tuaja janë ndër më të preferuarat për ti dhënë shkëlqimin e duhur e të merituar lëkurës së fytyrës.

Një metodë të cilën po ju paraqesim më poshtë, i jep shkëlqimin e duhur fytyrës në mënyrë shumë të shpejtë dhe përbërësit që përdoren për të bërë atë janë plotësisht organik.

Përbërësit që ju duhen:

Gjel Aloe vera gel, ujë trëndafili, vaj ulliri, glicerinë, vitaminë E dhe vitaminë A.

Në një tas, hidhni 2 lugë të mëdha gjel aloe vera dhe 2 lugë të mëdha ujë trëndafili.

Shtoni një lugë të ngjashme vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një lugë glicerinë.

Mos harroni të shtoni një kapsulë vitaminë E dhe një kapsulë vitaminë A.

Përzini të gjithë përbërësit mirë për 2-3 minuta deri sa të fitoni konsistencë të duhur për serumin për lëkurën e fytyrës, transmeton Indeksonline.

Aplikoni këtë serum në fytyrë çdo natë para se të flini dhe lëreni të qëndrojë në fytyrë gjatë tërë natës.

Shumë shpejtë ju do të filloni di vëreni rezultatet e mahnitshme të këtij serumi pas një kohe të shkurtër të përdorimit të tij./Indeksonline/