Kuriozitete

Ky produkt i zakonshëm ju ndihmon të pastroni insektet nga xhami i përparmë i veturës suaj

Ideale do të ishte që kur xhami i përparmë i makinës ndotet me insekte të ngordhura të kishim me vete produkte speciale për pastrimin e tyre, por cili produkt i cili gjendet zakonisht gjatë udhëtimit me veturë mund ta pastroj po aq mirë sa këto produkte?

Coca Cola është pija e cila gjendet pothuajse çdo herë në veturën tuaj gjatë udhëtimit, kjo pije pastron xhamin tuaj nga insektet dhe ndotësit tjerë në xham pothuajse njësoj si produktet e specializuara për këtë punë.

Merrni një leckë çfarëdo dhe lageni me Coca Cola dhe me të fërkoni xhamin deri sa të largohen mbetjet e insekteve dhe më pas mund ta pastroni me një leckë tjetër të lagur me ujë ose me fshirëset e xhamit të veturës.

Kujdes që mos të spërkatni trupin e veturës me Coca Cola.