Rajon & Botë

Ky mund të jetë pasardhësi i Vladimir Putinit

Vyacheslav Volodin është zgjedhur kreu ri i Duma-s ruse. Ai mori mbështetjen e Kremlinit, pra të presidentit Vladimir Putin, që është edhe qendra e pushtetit të vërtetë në Rusi. Ai fitoi që në raundin e parë ku mori 404 vota nga 449 deputetë, ndërkohë që 40 deputetë mbështetën rivalin e tij, Dimitry Novikov.

Media ruse “Russia Beyond the Headlines” nënvizon se Volodin ka qenë më herët shef i stafit presidencial pra vjen nga rrethi i ngushtë i Putin, ku ishte i ngarkuar me çështjet e brendshme.

“Një arkitekt i regjimit”, siç citohet një tjetër media, “Russia Direct” që publikon edhe analiza të thelluara mbi politikën ruse.

Një njeri me përvojë në shumë sektorë ai mori mbështetje direkte nga Putin, i cili u shpreh se në këtë proces ka një zë edhe kryeministri Dimitry Medvedev.

Ka shumë spekulime pse është zgjedhur për Duman ky njeri, por një intervistë e kohëve të fundit e Putin për “Bloomberg”, presidenti rus foli për kërkimin e një kandidature që do ta zëvendësojë dhe e cilësoi Volodin si “të ri, por të matur”, raporton “Respublica”.

Ky është një plan që përflitet në media, e cila spekulon se Putin mund të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet e vitit 2018, por aktualisht lajmet që dalin në këtë formë, por evidentojnë edhe kandidatura alternative si Volodin, por edhe Anton Vaino, pasues i Sergei Ivanov në krye të administratës presidenciale.

Një tjetër media, që është në disa drejtime kritike e regjimit të Putin-it, e cilëson Volodin si “kardinali gri” i Putin-it, një njeri që qëndronte pas fitores së vitit 2016 dhe që i dha presidentit aktual rus një ndihmë thelbësore në fitoren e vitit 2012, pas protestave të Bolotnajas./gazetatema/