Shëndetësi

Ky lloj lëngu përshpejton tretjen dhe pastron organizmin

Nëse dëshironi që të mos keni probleme me sistemin e tretjes dhe të pastroni organizmin, atëherë rekomandohet pirja e një lëngu, përbërësit e të cilit kanë vlera të shkëlqyera për organizmin.

Njëherësh ky lloj lëngu ka ndikim pozitiv edhe për aparatin tretës.

Përbërësit e lëngut që ndihmon metabolizmin:

-1 trangull -një tufë me majdanoz -1 limon -1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë -1 lugë gjelle me lëng Aloe Vera -gjysmë gote me ujë

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku. Lini pak të pushojë dhe pastaj mund ta konsumoni.