Shëndetësi

Ky lloj çaji shkrin kilogramët dhe përshpejton metabolizmin

Çaji i zi ndikon në humbjen e peshës dhe përshpejton metabolizmin, tregon një studim i ri, transmeton KosovaPress.

Studiuesit në bazë të studimit të publikuar në revistën European Journal of Nutrition, zbuluan se çaji i zi stimulon sekrecionin e baktereve të mira në zorrë dhe ndryshon metabolizmin energjetik në mëlçi përmes metabolitit.

Ekipi nga Universiteti Kalifornia ka mbledhur të dhënat përmes një sërë eksperimentesh me minjtë.

Ata thanë se çaji i zi dhe çaji i gjelbër janë esencialë për humbjen e peshës, pasi që të dy ata ndikojnë në bakteret në stomak, të cilat janë të ndërlidhura me mbipeshën.