Aktori nga Gjakova, Hadi Shehu ndërroi jetë sot. Por kjo histori prekëse të cilën Shehu pati dhënë për gazetën Express para disa vitesh, tregon shumë për vuajtjet që ai kishte kaluar nga shëndeti i dobët.
Shehu deri më sot jetoi falë gruas së tij. Para disa vitesh, ai kishte telashe te mëdha me njërën nga veshkat. E ajo që i kishte dalë në ndihmë është bashkëshortja. “Që kur kam bërë operimin, unë dhe gruaja ime jemi në gjendje shumë të mirë.
Ajo vazhdon t’i kryejë punët të cilat i ka bërë edhe para dhurimit të veshkës. Kurse unë, vazhdoj të jetoj”, pati thënë Shehu për Express.
Rrëfimi i aktori erdhi pikërisht ditën e në ditën botërore të veshkës, në vitin 2010. Ky aktor u ka bere thirrje të gjithë atyre që mund të ndihmojnë të tjerët duke dhuruar veshkë, për të shpëtuar një jetë, ta bëjnë këtë. E dinte shumë mirë se sa e rëndësishme është shënimi i ditës botërore të veshkës, dhe sa vlerë ka ajo.
Para 12 viteve Shehu ishte në gjendje kritike, pikërisht nga sëmundja e veshkave. Në këtë ditë, aktori i Kosovës, përveç që falënderon publikisht gruan e tij, dërgon edhe mesazh. “Nëse dikush është i gatshëm të tregoj një humanizëm të vërtetë le t’i ndihmojnë ata të cilët vuajnë nga sëmundja e veshkave. Le t’u ndihmojnë atyre pa pikë droje, sepse pasojat e tjetrit janë të mëdha”