ShowBiz

Ky ishte reagimi i Taynës pas ylli i Real Madrid publikoi video me këngën e saj

Ylli i Real Madrid ka publikuar video duke e dëgjuar hitin e fundit të reperes Tayna.

Ylli i Real Madrid, Vinicius Jr, mbrëmjen e djeshme e ka publikuar një video në të cilën dëgjohet kënga e reperes shqiptare, Tayna, shkruan lajmi.net.

Kjo e fundit ka ditë që e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Sicko”, këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku vendor dhe jo vetëm.

Tani suksesi i saj po përshkon edhe kufijtë ndërkombëtar, e pasi ylli i Realit publikoi video me këngën e saj ka ardhur edhe një reagim i reperes.

Ajo e ka publikuar në Instastory videon e tij dhe pranë saj nuk ka shkruar asgjë./Lajmi.net/