Të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë janë pjesë e Partisë Social Demokrate të Kosovës kanë mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku kanë zgjedhur strukturat udhëheqëse.
Sipas njoftimit zyrtar Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmetin, nënkryetar Visar Ymerin dhe sekretare të përgjithshme Aida Dërgutin.
Në këtë Kuvend gjithashtu u morr vendim për koalicionin me PAN që kjo Partia Social Demokrate kishte para se GDP të bashkohej me ta.
U morë vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare.GDP u kritikua për këtë bashkim me PSD, pikërisht për shkak të koalicionit që kishin me PAN-in./GazetaBlic/