Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka publikuar vendimin pasi ka shqyrtuar 100 ankesat e partive politike dhe kandidatëve të cilët kanë shprehur pakënaqësi me rezultatet përfundimtare të KQZ-së.
PZAP ka pranuar si të bazuara 53 ankesa dhe në mesin e tyre është edhe ankesa e koalicionit NISMA-AKR- PD.
“Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet nga PZAP.
Shihni të plotë vendimin e PZAP-së për të anuluar 3782 vota të ardhura nga Serbia.




